Si tek ‘Breaking Bad’/ Dënohet banda e shqiptarëve, përpunonin blloqet e kokainës në Belgjikë

Si tek ‘Breaking Bad’/ Dënohet banda e shqiptarëve, përpunonin blloqet e kokainës në Belgjikë

Dymbëdhjetë shqiptarë që përpunonin blloqe kokainë në apartamente në Anversë të Belgjikës janë dënuar me burgim me kusht. Banda u zbulua në vitin 2024 pas një hetimi disamujor Nga Sam Reyntjes, GVA Hetimi për bandën filloi në vitin 2023 pas një informacioni mbi një apartament në rrugën Somers në Anversë. Sipas informacionit, apartamenti përdorej nga një grup shqiptarësh që organizonin importin e kokainës përmes portit të Anversës. Hetimet, përgjimet dhe vëzhgimet treguan për hetuesit se organizata përdorte disa apartamente në qytet. Ata gjithashtu takoheshin rregullisht në kafenenë “De Nieuwe Muggen” në Borgerhout. Kjo kafene tashmë është e vulosur në një hetim tjetër për një organizatë shqiptare të drogës. Në nëntor 2024 ndodhën arrestimet e para dhe u kapën dy të dyshuar me gjashtë blloqe kokainë....