Si ndodhi arratisja me “regji” e Altin Ndocit pak ditë pas inspektimit të burgut nga Ministri i Drejtësisë (Detajet e reja)

Si ndodhi arratisja me “regji” e Altin Ndocit pak ditë pas inspektimit të burgut nga Ministri i Drejtësisë (Detajet e reja)

Arratisja e Altin Ndocit nga burgu i Durrësit më 13 janar 2026 nuk duket si një incident i rastësishëm, por si një operacion i planifikuar në detaje, që ngre pikëpyetje serioze mbi sigurinë e sistemit penitenciar dhe përgjegjësinë institucionale të Ministrisë së Drejtësisë dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve. Vetëm pak ditë pas një inspektimi zyrtar nga Ministri i Drejtësisë Besfort Lamallari ku fliste për masa të forta sigurie, një ndër të paraburgosurit më të rrezikshëm të vendit u arratis përmes një skenari që sot po cilësohet si arratisje e planifikuar në detaje. “Pas shpinës time ndodhet dritarja e qelisë së Altin Ndocit, e cila tashmë nuk është qelia e tij dhe brenda saj ndodhen punonjësit dhe drejtuesi i burgut të Durrësit personat përgjegjës të...