Si dështoi vrasja e biznesmenit, Henrik Hoxhaj: 250 mijë euro për ekzekutimin e Lulzim Mashës dhe djalit të tij
Në seancën e kësaj të marte në Gjykatën e Posaçme, i pandeuhuri Henrik Hoxhaj në dosjen ‘Plumbi i Artë’, rrëfue të tjera detaje në lidhje me atentat mafioze. Hoxhaj deklaroi se Nuredin Dumani i kishte ofruar 100 mijë euro për vrasjen e Lulzim Mashës dhe 150 mijë euro për vrasjen e të birit. Porosia ishte për të ekzekutuar djalin, por atë nuk e gjetën, ndërkohë atentati ndaj biznesmenit Masha dështoi. “Për Lulzim Mashën, porosinë për këtë rast Nuredini ma ka dhënë në Kosovë. Porosia fillimisht ishte për djalin e Lulzim Mashës, por nuk e gjetëm. Nuk po gjenim të birin dhe menduam të godisnim të atin që të vinte ky nga jashtë, kështu i bënim ne këto punë. Kur bëmë ngjarjen ndaj Lulzim Mashës, unë...
Burimi:
vizionplus.tv