Shumë vetëvrasje në Shqipëri, në janar – nëntor 2025, janë regjistruar 104 raste

Shumë vetëvrasje në Shqipëri, në janar – nëntor 2025, janë regjistruar 104 raste

Gjatë periudhës janar-nëntor 2025, në Shqipëri janë regjistruar 104 raste vetëvrasjeje, ndërsa 80 të tjera kanë mbetur në tentativë. Të dhënat zyrtare ngrenë shqetësime serioze, pasi një pjesë e konsiderueshme e këtyre rasteve përfshiijne fëmijë dhe adoleshentë. Ekspertët identifikojnë disa arsye që lidhen me shtimin e vetevrasjeve. “Adoleshentët kanë pritshëmri të caktuara, kanë dëshira të caktuara, endjejnë veten të rritur, kanë frikëra përballë zhvillimeve ekzistenciale, ndihen të paqartë dhe kjo bënë që të kenë një turbullirë brenda vetes, dhe kjo është arsye që herë pas herë për këto shkaqe të brendshme adoleshentët me mendjelehtësi ndodh që i marrin jetën vetes së tyre. Ankthi, dëshpërimi, depresioni, frikërat, pasiguritë të cilat vinë duke u zhvilluar bëjnë që herë pas herë një njeri i cili gjendet pa rrugëdalje,...