Shtyhet në GJKKO gjyqi për ish-presidentin dhe Kryemadhin, Meta dhe ish-bashkëshortja e tij prezentë në sallë

Shtyhet në GJKKO gjyqi për ish-presidentin dhe Kryemadhin, Meta dhe ish-bashkëshortja e tij prezentë në sallë

U mbajt sot mbahet seanca paraprake në Gjykatën e Posaçme për ish-presidentin Ilir Meta, i cili ndodhet në qeli prej më shumë se një viti,  dhe për ish bashkëshorten e tij Monika Kryemadhin.  Në seancën e sotme ishin të pranishëm si Ilir Meta dhe Kryemadhi. Pas rreth 30 minutash seancë, është njoftuar shtyrja e saj për në datën 22 janar. Në nisje të seancës Monika Kryemadhi u pa duke u futur në GJKKO e buzëqeshur para mediave, por nuk u prononcua. Ndërsa avokati i kreut të Partisë së Lirisë, Kujtim Cakrani u tha gazetarëve ‘shihemi pas seancës’. Meta kërkon zëvendësimin e masës së sigurisë, ndërsa mbrojtja e tij ligjore argumenton se ka përfunduar afati i paraburgimit.