Shtohen përdoruesit e drogës, dominojnë të rinjtë. Rriten rastet e atyre që  i drejtohen qendrave të reabilitimit

Shtohen përdoruesit e drogës, dominojnë të rinjtë. Rriten rastet e atyre që i drejtohen qendrave të reabilitimit

Numri i personave që konsumojnë lëndë narkotike në vendin tonë po rritet nga viti në vit. Më shqetësuese mbeten rastet e të rinjve, të cilët për periudha të gjata kohore janë përdorues jo vetëm të lëndëve narkotike, por edhe të alkoolit dhe të lojërave të fatit. “Padiskutim ne shohim një rritje të rasteve kryesisht tek të rinjtë. Po shikojmë një trend në ulje të moshës së individëve që konsumojnë. Gjithashtu shohim dhe individ që po ndërgjegjësohen, që po kërkojnë ndihmë. Ne shohim që një individ që është i varur nga substancat narkotike zakonisht ato janë të kombinuara me alkoolin në pjesën më të madhe të tyre, po flasim zakonisht për kokainën. Por ne shohim edhe individë të cilët kanë probleme edhe me lojrat e fatit...