“Shtëpitë e barit” në Shkodër përplasin policinë me OSHEE-në: Po prangosen punonjësit në çdo aksion

“Shtëpitë e barit” në Shkodër përplasin policinë me OSHEE-në: Po prangosen punonjësit në çdo aksion

Shkodër vijon të mbetet një nga qarqet ku kultivimi i kanabisit është i përhapur, por vitet e fundit fenomeni ka ndryshuar formë, duke u zhvendosur nga parcelat në ambiente të mbyllura, të njohura si “shtëpi bari”. Gjatë një takimi të institucioneve përgjegjëse për luftën kundër drogës në Drejtorinë Vendore të Policisë, drejtuesit e uniformave blu prezantuan bilancin e operacioneve antidrogë për vitin 2026. Sipas nëndrejtorit të policisë së Shkodrës, Akil Kalo, kontrollet dhe zbulueshmëria janë rritur ndjeshëm. “Janë kryer 4470 kontrolle gjatë vitit 2026, nga 1624 kontrolle në vitin 2025. Kemi gjithashtu një tregues pozitiv sa i përket zbulimit të kultivimit të bimëve narkotike në ambiente të mbyllura. Janë evidentuar 5 raste këtë vit, nga asnjë rast vitin e kaluar. Janë asgjësuar 1529 bimë dhe...