Shqiptari sfidon drejtësinë italiane, thyen arrestin shtëpiak dhe del nëpër qytet për të trafikuar kokainë
Një shqiptar 30-vjeçar është arrestuar përsëri nga karabinierët në Itali, pasi ka sfiduar drejtësinë. Ai ishte në arrest shtëpiak me një byzylyk elektronik, por pavarësisht masave kufizuese, vazhdoi biznesin e tij rrugëve të Silea-s. I riu sipas autoriteteve, njihet për precedentët penalë. Karabinierët e stacionit lokal kryen kontrollin e zakonshëm dhe me të mbërritur gjetën një grua 44-vjeçare, banuese në zonën e Trevisos, në shtëpinë e tij gjatë aksionit të arrestimit të parë. Në atë moment, gruaja u kontrollua gjithashtu, pasi mbante një sasi të madhe narkotikësh në çantën e saj: gati 60 gramë kokainë, 22 gramë hashash dhe 7.5 gramë heroinë. Oficerët përcaktuan se droga sapo i ishte dhënë gruas nga i dënuari për krime të rënda. Prandaj, shqiptari u arrestua dhe më pas...
Burimi:
javanews.al