Shqiptari i vjedh 11 mijë euro shokut të dhomës në Kretë/ Si “inskenoi” grabitjen për të shpëtuar, ja çfarë e “tradhtoi”

Shqiptari i vjedh 11 mijë euro shokut të dhomës në Kretë/ Si “inskenoi” grabitjen për të shpëtuar, ja çfarë e “tradhtoi”

Oficerët e policisë së Lasithi, në Kretë të Greqisë, kanë arrestuar një shqiptar për vjedhjen e 11,000 eurove nga shoku i tij i dhomës, një shtetas egjiptian. Sipas informacioneve nga “Protothema”, vjedhja ndodhi në një shtëpi në Elounda, ku jetonin shqiptari dhe dy burra nga Egjipti. Të tre nuk janë vetëm shokë dhome, por edhe kolegë, pasi punojnë në të njëjtin kantier ndërtimi në zonë. Njëri nga dy egjiptianët raportoi në polici dje, të martën, se i ishin vjedhur afërsisht 11,000 euro, të cilat i kishte fshehur në shtëpi. Edhe shqiptari pretendoi se i ishin vjedhur paratë e tij, afërsisht 400 euro, ndërsa dyshohet se i kishte thënë policisë se bëhej fjalë për vjedhje me thyerje, pasi dera ishte hapur me forcë, duke inskenuar krimin...