Shqipëria me një nga përqindjet më të larta të paraburgimit në Europë, Lamallari me ekspertët e KiE: “Të ndahemi” nga politika e ashpër penale

Shqipëria me një nga përqindjet më të larta të paraburgimit në Europë, Lamallari me ekspertët e KiE: “Të ndahemi” nga politika e ashpër penale

Ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari thirri sot një konferencë të nivelit të lartë me temë “E drejta për liri dhe siguri personale- nga Strasburgu te zbatimi në nivel kombëtar”, me fokus të vecantë sidomos adresimin problemit të paraburgimit në vendin tonë. Pjesëmarrës në këtë takim ishte edhe Gianluca Esposito, Drejtor i Përgjithshëm për të Drejtat e Njeriut dhe Sundimin e Ligjit, Këshilli i Evropës, si dhe Nicola Lettieri, Zëvendësprokuror i Përgjithshëm në Gjykatën e Lartë të Kasacionit të Italisë dhe Theo Byl – Gjyqtar në Gjykatën e Apelit të Antwerp në Belgjikë. Në fjalën e tij, Ministri i Drejtësisë tha se çështja e paraburgimit përbën një nga sfidat më të ndjeshme dhe më domethënëse për vendin tonë. “Të dhënat flasin qartë: përdorimi i tepruar i...