Shpëtohet i riu që u bllokua në ujërat e lumit Osum, vijojnë kërkimet për 42-vjeçarin e zhdukur
Ka përfunduar me sukses operacioni i kërkim-shpëtimit për nxjerrjen nga uji të 22-vjeçarit, i cili ishte raportuar i humbur në ujërat e lumit Osum. Sipas njoftimit zyrtar të Ministrisë së Mbrojtjes, i riu ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore, është i vetëdijshëm dhe aktualisht po merr trajtim mjekësor. Operacioni u koordinua nga Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile (AKMC), në mbështetje të strukturave vendore dhe u realizua falë bashkëpunimit të ngushtë mes alpinistëve, vullnetarëve, forcave speciale RENEA dhe Forcat e Armatosura. Ndërkohë, vijojnë kërkimet për një tjetër person të humbur. Vlen të theksojmë se pikërisht për gjetjen e këtij të fundit, 22 vjeçari u angazhua vullnetarisht me forcat RENEA, por u bllokua në kanionet e Osumit që prej mesditës së djeshme. Kujtojmë se që prej orës...
Burimi:
javanews.al