Burimi:
sarandanews.com
Foto © sarandanews.com
Shpërthimi misterioz në Shkodër, OSHEE përgenjeshtron policinë për shkakun, kush është viktima 67- vjeçare
Vdekja e 67-vjeçarit Hysni Ymeri është e rrethuar nga misteri dhe vetëm përfundimi i ekspertimit mjeko-ligjor nga Policia Shkencore dhe mjekët, do të përcaktojë përfundimisht shkakun, nëse ishte lëndë plasëse apo rryma elektrike në panelet e energjisë së pallatit. Ngjarja ndodhi në zonën e Perashit, në Shkodër, teksa ka bërë konfuzë specialistët e kriminalistikës. Për mjekët, viktima ka djegie në krah dhe kokë të shkaktuara nga rryma elektrike, kurse për Antiterrorin janë konstatuar disa gjurmë eksplozivi. OSHEE nga ana e saj njofton se është e pamundur që një linjë 400 kilovolt të shkaktojë atë shpërthim. Nëse ky është një akt kriminal, hetuesit përqendrohen tek pista e hakmarrjes, për shkak të të kaluarës së familjes Ymeri dhe ngjarjeve që kanë pasuar në fis gjatë 35 viteve....