Burimi:
kohajone.com
Foto © kohajone.com
Shpërthimi me një viktimë në Shkodër, reagon OSHEE: S’ka ndodhur për shkak të boksit të matësave
Kronikë E Hënë, 29 Dhjetor 2025 11:52 OSHEE ka reaguar zyrtarisht përmes një njoftimi për mediat sa i takon ngjarjes në Shkodër, ku në një hyrje pallati ka pasur një shpërthim, nga i cili një person ka humbur jetën. Ngjarja ndodhi rreth orës 10:10, në lagjen “Manush Alimani”. Sipas OSHEE, shpërthimi nuk ka ndodhur shkak të boksit të matësave në pallat. “Në lidhje me ngjarjen në Shkodër, sipas informacioneve paraprake, informojmë se shpërthimi nuk ka ndodhur për shkak të boksit të matësave në pallat”, sqaron OSHEE.