Shpërthimi i makinës së efektivit në Lezhë, arrestohet autori
Zbardhen autorësia dhe rrethanat e ngjarjes së ndodhur dy ditë më parë, në lagjen “Besëlidhja”, ku u shkatërrua me eksploziv, automjeti i një punonjësi policie. Policia ka arrestuar autorin e dyshuar të krimit, Fatjon Rrika, i cili rezulton një shtetas me precedent në Itali, për vjedhje me armë. Ai u kap duke lëvizur me çiklomotorin me të cilin kishte shkuar për të kryer shpërthimin. Sulmi ndaj policit dyshohet se ka ndodhur për shkak të detyrës. I arrestuari dhe bashkëpunëtori i tij që vendosën tritolin në mjet dyshohet se janë të paguar dhe porositur nga palë të tjera për të kryer sulmin ndaj policit. “Si rezultat i veprimeve hetimore intensive të kryera me qëllim përcaktimin e autorësisë dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes së ndodhur më...
Burimi:
opinion.al