Burimi:
javanews.al
Foto © javanews.al
Shpërthim i fuqishëm në Shkodër, vdes një person! Dyshime për tritol dhe…
Shpërthim në hyrjen e një pallati në Perash në Shkodër. Një person ende i paidentifikuar dyshohet se ka humbur jetën. Fillimisht u raportuar për shpërthimin e boksit elektrik në hyrje të pallatit, por pas veprimeve të para ka rezultuar lëndë plasëse. Policia në vendngjarje ka nisur hetimet ndërsa punonjësit e OSHEE kanë konfirmuar se shpërthimi nuk ka ardhur nga boksi elektrik. Shkodër/Informacion paraprak Rreth orës 10:10, në lagjen “Manush Alimani”, në hyrjen e një pallati, dyshohet se ka shpërthyer paneli i matësave të energjisë elektrike. Si pasojë u dëmtua një shtetas ende i paidentifikuar, rreth 55 vjeç, i cili ka humbur jetën në Spitalin Rajonal Shkodër. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për dokumentimin e rrethanave, identifikimin e shtetasit që ka humbur jetën...