Shpërtheu me eksploziv një ‘Audi’ në lavazhin e Bulqizës, ekstradohet nga Spanja 48-vjeçari i shpallur në kërkim
Një 48-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar është kthyer në Shqipëri nga Spanja, pasi akuzohet për shpërthimin me lëndë plasëse të një automjeti në Bulqizë. Bëhet fjalë për shtetasin R. I., ndaj të cilit Gjykata e Dibrës kishte caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me eksploziv”. Ai dyshohet se në mbrëmjen e 29 qershorit 2018 ka hedhur në erë një automjet tip “Audi” në një lavazh në Bulqizë, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale. Njoftimi i Policisë: Interpol Tirana/Vijon operacioni i koduar “The Wanted”, për nxjerrjen përpara drejtësisë, të shtetasve të kërkuar ndërkombëtarisht. Shkatërroi me lëndë plasëse, një automjet, në një lavazh në Bulqizë, ekstradohet nga Spanja, 48-vjeçari. Si rezultat i bashkëpunimit të vazhdueshëm ndërmjet specialistëve të Interpol...
Burimi:
syri.net