Shpërthenin banesat me forcë/ Goditet banda e ‘skifterëve’ shqiptarë në Torino, një pas hekurave
Një operacion policor në Torino ka çuar në arrestimin e një 42-vjeçari shqiptar, i dyshuar si pjesë e një bande grabitësish të njohur si “skifterë”, të përfshirë në vjedhje të përsëritura në zonë. Ngjarja ndodhi mëngjesin e sotëm, më 21 mars, kur efektivët e policisë së UPGSP-së, gjatë patrullimit në Via Sospello, vunë re një person që përdorte elektrik dore për të kontrolluar pjesën e sipërme të një dere, duke ngjallur dyshime. Pasi mbërritën në ndërtesë, oficerët kryen një kontroll të brendshëm dhe, teksa iu afruan një prej dyerve, dëgjuan zhurma që vinin nga brenda. Pak çaste më vonë, tre persona dolën me shpejtësi dhe u larguan në drejtime të ndryshme, duke hedhur sende gjatë arratisjes. Falë reagimit të menjëhershëm, policia arriti të ndalojë 42-vjeçarin...
Burimi:
javanews.al