Shpërndante kokainë dhe kanabis në qytetin e Lushnjës, arrestohet 36-vjeçari

Shpërndante kokainë dhe kanabis në qytetin e Lushnjës, arrestohet 36-vjeçari

Policia e Fierit ka vënë në pranga një 36-vjeçar në kuadër të operacionit “Fokusi”. Sipas informacionit të bluve të Fierit, bëhet me dije se 36-vjeçari shpërndante kokainë dhe kanabis në qytetin e Lushnjes. Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një sasi prej 55 gramë lëndë narkotike kokainë, 562 gramë lëndë narkotike kanabis, 1 peshore elektronike, një shumë parash që dyshohet se është përfituar nga kjo veprimtari kriminale, si dhe një celular. “DVP Fier/Vijojnë operacionet e njëpasnjëshme për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve. Finalizohet nga Sektori për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Prokurorinë, operacioni “Fokusi”. Shpërndante kokainë dhe kanabis në qytetin e Lushnjës, vihet në pranga një 36-vjeçar. Sekuestrohet një sasi lënde narkotike kokainë dhe kanabis, një peshore elektronike dhe...