Shoqërohet për herë të 10 në komisariat, banori i Baks-Rrjollit: Nuk do t’i ndalim protestat, pronën nuk e fal
Në Baks-Rrjoll janë regjistruar sërish përplasje mes banorëve dhe forcave të policisë, si pasojë e të cilave 6 banorë janë shoqëruar në komisariat në Shkodër. Një nga banorët e shoqëruar, Prek Molla, ka deklaruar se kjo është hera e dhjetë që shoqërohet në komisariat për të njëjtën çështje. Ai theksoi se protestat do të vazhdojnë deri në fund, derisa të fitohet ajo që e konsideron si e drejta e banorëve mbi pronën e tyre. “Nuk do t’i ndalim protestat. Do të jemi deri në fund, deri sa të fitohet e drejta jonë. Nuk na ndalon asgjë të mbrojmë pronën tonë. Jam betuar që pronën nuk e fal dhe do të jetë e jona me çdo lloj çmimi,” u shpreh Molla.
Burimi:
syri.net