Shkrumbohet nga flakët banesa në Pogradec

Shkrumbohet nga flakët banesa në Pogradec

Një banesë është shkrumbuar nga flakët, pasditen e kësaj të premte, në lagjen numër 3 të qytetit të Pogradecit. Sipas raportimeve në media, zjarri dyshohet se ka nisur nga oxhaku i banesës private. Fatmirësisht, nuk raportohet për persona të lënduar, sakaq flakët ka shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale. Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë dhe shërbimi zjarrfikës, të cilët po punojnë për izolimin dhe shuarjen e flakëve.