“Shkrirja” e Kadastrës së Vlorës, 55 punonjës firmosin peticion kundër vendimit

“Shkrirja” e Kadastrës së Vlorës, 55 punonjës firmosin peticion kundër vendimit

Pas njoftimit për “shkrirjen” e Kadastrës së Vlorës dhe zhvendosjen e saj në Tiranë, 55 punonjës  kanë firmosur një peticion kundër këtij vendimi.  Përmes peticionit, punonjësit kërkojnë rishikimin e menjëhershëm të vendimit.  Vendimi është firmosur nga drejtoresha e përgjithshme e Kadastrës Lorena Goxhobelli më 23 janar.  Zhvendosja nga Vlora në Tiranë duhet të përfundojë deri në fund të këtij muaji.  Prej kohësh Kadastra e Vlorës ka pasur probleme me ndërrimin e drejtorëve.