Shkodër/ Zbulohet arsenal armësh në shtëpinë e një të arrestuari, në pranga edhe dy bashkëpunëtorët e tij
Sekuestrohet arsenal armësh dhe municion luftarak në Shkodër. Policia ka arrestuar 2 persona, 29-vjeçarin S.M., dhe 31-vjeçarin S.M. pasi nga hetimet dyshohet se janë posedues të arsenalit të armëve dhe bashkëpunëtorë të të arrestuarit R. M.. Gjatë kontrollit në banesën e këtij të fundit, policia ka gjetur dhe sekuestruar 11 armë zjarri, 5506 fishekë luftarak, 7 krehra arme zjarri automatik, 6 krehra armë zjarri pushkë, 35 metra fitil detonator; 25.2 kg lëndë e dyshuar narkotike Cannabis Sativa; 2 palë targa të huaja, njëra e shtetit të Gjemanisë, tjetra e shtetit të Austrisë. “Finalizohet nga strukturat e DVP Shkodër, operacioni i koduar “NDËRMOLLASI 2”. Gjenden në fshatin Ura e Shtrenjtë dhe sekuestrohen arsenal armësh zjarri dhe municioni luftarak; rreth 25.2 kg Cannabis Sativa dhe 2 palë...
Burimi:
javanews.al