Shkenca shqiptare në zi! Ndahet nga jeta Agim Minxhozi, emër i njohur i Fizikës
Është ndarë nga jeta mbrëmjen e djeshme në moshën 77-vjeçare Agim Minxhozi, një prej figurave të spikatura të shkencës shqiptare dhe një emër i respektuar në fushën e fizikës. Agim Minxhozi lindi në vitin 1948 dhe gjatë gjithë jetës së tij iu përkushtua kërkimit shkencor dhe arsimit universitar. Ai ishte një fizikan dhe studiues i njohur, i cili kontribuoi ndjeshëm në zhvillimin e shkencave fizike në Shqipëri. Gjatë karrierës së tij, Minxhozi mbajti role të rëndësishme në komunitetin shkencor. Ai shërbeu si President i Shoqatës Shqiptare të Fizikës, ku përfaqësoi dhe mbështeti interesat e fizikantëve në vend. Po ashtu, ai ishte kërkues shkencor pranë Institutit të Fizikës Bërthamore në Tiranë, duke dhënë kontribut në studime dhe projekte të rëndësishme në këtë fushë. Në fushën akademike,...
Burimi:
javanews.al