Shkelje të barazisë në tendera, GJKKO kalon për gjykim dosjen e kryebashkiakut Benet Beci

Shkelje të barazisë në tendera, GJKKO kalon për gjykim dosjen e kryebashkiakut Benet Beci

GJKKO ka kaluar për gjykim dosjen ndaj kryetarit të Bashkisë Shkodër, Benet Beci, i pandehur për shkelje të barazisë në tendera në bashkëpunim me gjashtë të tjerë. Bëhet fjalë për tenderin 700 mijë eurosh për “Zhvillimin strategjik të sektorit energjetik” në vitin 2019. Më konkretisht, për gjykim, krahas Becit, kalojnë edhe Adela Ruko, Edlira Mitrushi, Jonid Kazani, Yllka Nishku, Premtim Dauti dhe Rudin Gjoni”. Njoftimi i GJKKO: Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar me datë 08.01.2026 ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “Dërgimin në gjyq të çështjes penale që i përket procedimit penal numër 196, të vitit 2024, në ngarkim të pandehurve Benet Beci, Adela Ruko, Edlira Mitrushi, Jonid Kazani, Yllka Nishku, Premtim Dauti dhe Rudin Gjoni”. Në seancën e datës 17.03.2026...