Shkelje e barazisë në tendera/ Kryebashkiaku i Shkodrës, Benet Beci kërkon gjykim të shkurtuar

Shkelje e barazisë në tendera/ Kryebashkiaku i Shkodrës, Benet Beci kërkon gjykim të shkurtuar

Ndonëse prej 4 seancave me radhë në fazën paraprake të gjykimit, Benet Beci nuk paraqitet në Gjykatën e Posaçme, mbrojtja e tij ka kërkuar këtë të martë gjykim të shkurtuar.  Kërkesa nënkupton pranimin e akteve të sjella nga prokuroria pa hyrë në debatin gjyqësor në themel dhe parashtrimit të kërkesave që mund të kenë palët. Nëse miratohet një kërkesë e tillë, dhe në fund Beci shpallet fajtor për veprën penale të shkeljes së barazisë në tendera e kryer në bashkëpunim, do përfitonte zbritjen me 1/3 e dënimit.