Shkelje e barazisë në tendera? GJKKO pushon akuzat për gjashtë zyrtarë të ARRSH-së
Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka vendosur të pushojë akuzat ndaj gjashtë zyrtarëve të Autoritetit Rrugor Shqiptar (ARRSH). Këta të fundit ishin akuzuar për shkeljen e barazisë së pjesëmarrësve në tendera dhe ankande publike. Sipas vendimit të datës 12 mars 2026, akuzat ndaj të pandehurve, A.T., M. Sh. dhe N.Dh.M., u pushuan për shkak të parashkrimit të ndjekjes penale. Gjykata ka njoftuar se gjithashtu janë pushuar akuzat edhe për të pandehurit A.F.H., E. I. Z. dhe A.R. P.. Vendimi është marrë pas zhvillimit të një gjykimi të shkurtuar, duke zbatuar rregullat e procedurës për këtë lloj gjykimi. Njoftimi i GJKKO-së: Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “Gjykimin...
Burimi:
javanews.al