Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor: Në 2025 mbi 1.2 mln gjoba, 200 viktima nga aksidentet

Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor: Në 2025 mbi 1.2 mln gjoba, 200 viktima nga aksidentet

Fundjavat konsiderohen si ditët kur qarkullimi në rrugët e vendit është më i dendur ndërsa numri i aksidenteve është edhe më i lartë. Pikërisht për të evituar ngjarjet rrugore, sidomos ato me pasoja të rënda, Policia Rrugore bën apel për drejtuesit e automjeteve, por edhe përdoruesit e tjerë të rrugëve, që të respektohen rregullat e qarkullimit rrugor. Të dhënat e marra nga Ministria e Brendshme, saktësojnë, se gjatë vitit 2025 kanë ndodhur 1,375 aksidente, me 200 të vrarë dhe 231 plagosur rëndë. Në raport me vitin 2024 numri aksidenteve rrugore pësoi rënie me 17%, numri i viktimave në aksidente ka shënuar rritje me 12%, ndërsa numri i të plagosurve rëndë ka shënuar rritje me 6%. Shkaqet kryesore të aksidenteve për vitin 2025 mbeten: mosrespektimi i...