Burimi:
opinion.al
Foto © opinion.al
Shkel urdhrin e mbrojtjes dhe kërcënon me jetë të atin, arrestohet 34-vjeçari
Policia e Gramshit ka arrestuar një 34-vjeçar, pasi ka shkelur urdhrin e mbrojtjes të vendosur ndaj tij. Sipas Policisë, 34-vjeçari është futur në banesën e babait të tij, në kundërshtim me vendimin e gjykatës, ku ka ushtruar dhunë psikologjike dhe e ka kërcënuar atë me jetë. Pas denoncimit, shërbimet e Policisë ndërhynë menjëherë, duke bërë të mundur arrestimin e tij në flagrancë.