Shkatërroi me eksploziv një automjet në Bulqizë 8 vite më parë, ekstradohet nga Spanja 48-vjeçari

Shkatërroi me eksploziv një automjet në Bulqizë 8 vite më parë, ekstradohet nga Spanja 48-vjeçari

Është ekstraduar nga Spanja, 48-vjeçari Robert Isaku, i cili ishte shpallur në kërkim pasi ndaj tij gjykata e Dibrës kishte vendosur masën e arrestit, me burg për veprën penale të shkatërrimit të pronës me eksploziv. Isaku akuzohet se më 29 qershor të vitit 2018, ka shpërthyer me eksploziv, automjetin tip “Audi” në pronësi të një shtetasi dhe në përdorim të pronarit të lavazhit ku ndodhi shpërthimi. Njoftim Interpol Tirana Vijon operacioni i koduar “The Wanted”, për nxjerrjen përpara drejtësisë, të shtetasve të kërkuar ndërkombëtarisht. Shkatërroi me lëndë plasëse, një automjet, në një lavazh në Bulqizë, ekstradohet nga Spanja, 48-vjeçari. Si rezultat i bashkëpunimit të vazhdueshëm ndërmjet specialistëve të Interpol Tiranës dhe specialistëve të Interpol Madridit, gjatë kësaj faze të operacionit ndërkombëtar të koduar “The Ëanted”,...