Shkatërrohet organizata shqiptare e drogës në Itali, 8 urdhër arreste
Një operacion ndërkombëtar kundër trafikut të drogës është zhvilluar në orët e para të mëngjesit nga Policia e Shtetit italiane, duke çuar në arrestimin e nëntë personave, tetë me origjinë shqiptare dhe një shtetas italian, të dyshuar si pjesë e një organizate kriminale të strukturuar për trafik ndërkombëtar narkotikësh. Operacioni, i koduar “STURL ONE”, u zhvillua nga Policia e Reggio Emilias, nën koordinimin e Prokurorisë së Bolonjës-Drejtoria Distriktuale Antimafia, dhe përfshiu ekzekutimin e masës së sigurisë “arrest me burg”, të miratuar nga Gjykata e Hetimeve Paraprake në Bolonjë. Arrestime dhe kontrolle janë kryer në disa provinca të Italisë, përfshirë Reggio Emilia, Bergamo, Brescia dhe Savona, si edhe në Francë, Spanjë dhe Shqipëri, falë bashkëpunimit me autoritetet policore të huaja dhe Policinë Kriminale Shqiptare. Hetimet janë...
Burimi:
javanews.al