Shkatërrohet organizata e trafikut të drogës në Itali, në krye një barist shqiptar, 14 në pranga

Shkatërrohet organizata e trafikut të drogës në Itali, në krye një barist shqiptar, 14 në pranga

Të paktën 14 arrestime, mbi 10 kg drogë e sekuestruar e llojeve nga kokaina tek hashashi, si dhe 100 mijë euro cash dhe sende e prova të panumërta të gjetura gjatë një operacioni me shkallë të gjera në Itali. Aksioni nisi mbrëmjen e 24 shkurtit dhe zgjati një javë. Mes të arrestuarve është edhe një pronar lokali, barist njëkohësisht, shqiptar, që akuzohet se drejtonte organizatën e përbërë kryesisht nga shqipfolës.Goditja u krye në rajonin e Cuneo, kurse baza kryesore e grupit ishte në fshat, aty ku ndodhej edhe lokali i shqiptarit, në zonën e Monregalezëve, në Mondovi. Hetimet kishin nisur një vit më parë nga Njësia Operacionale e Karabinierëve të Mondovit. Arrestimet e para ishin bërë që në muajin shkurt 2025 dhe më tej në...