Shkaktoi aksident me vdekje në aksin rrugor ‘Qafë Thanë–Librazhd’, arrestohet 31-vjeçari

Shkaktoi aksident me vdekje në aksin rrugor ‘Qafë Thanë–Librazhd’, arrestohet 31-vjeçari

Një 31-vjeçar në Elbasan ka rënë në prangat e Policisë për “shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor”, me pasojë vdekjen. Përmes një njoftimi, Policia bën të ditur se 31-vjeçari i arrestuar, teksa drejtonte automjetin, ka përplasur ditën e sotme në aksin rrugor “Qafë Thanë–Librazhd” një shtetase 64-vjeçare, këmbësore, e cila si pasojë ka humbur jetën. Ndërkohë materialet procedurale do t’i referohen Prokurorisë për veprime të mëtejshme. Njoftimi i Policisë: DVP Elbasan/Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin O. B., 31 vjeç, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, me pasojë vdekjen. Sot, rreth orës 13:30, në aksin rrugor “Qafë Thanë–Librazhd”, automjeti që ai drejtonte ka përplasur shtetasen F. H., 64 vjeçe, këmbësore, e cila si pasojë ka humbur jetën. Materialet procedurale do...