Shkaktoi aksident me pasojë vdekjen e një gruaje/ Arrestohet punonjësi i policisë

Shkaktoi aksident me pasojë vdekjen e një gruaje/ Arrestohet punonjësi i policisë

Një aksident i rëndë në orët e para të mëngjesit i ka marrë jetën një gruaje dhe ka çuar në pranga një punonjës policie. Ngjarja ndodhi në aksin Nikël–Larushkë, ku drejtues i mjetit ishte vetë efektivi. Efektivi, me inicialet E.B.që shërbente në Komisariatin e Policisë Krujë, është vënë në pranga për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor dhe çështja është referuar në Prokurorinë e Tiranës. Njoftimi i plotë i Agjensisë së Mbikqyrjes Policore “Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Durrës – Kavajë) ka arrestuar në flagrancë punonjësin e policisë E. B., me detyrë Trupë shërbimi / Patrullë e Përgjithshme pranë Komisariatit të Policisë Krujë, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” parashikuar nga neni 290 i Kodit Penal. Arrestimi i tij u krye pasi...