Shkaktoi 187 mijë euro dëme përmes skemës me Call Center-at, ekstradohet nga Gjermania 35-vjeçari

Shkaktoi 187 mijë euro dëme përmes skemës me Call Center-at, ekstradohet nga Gjermania 35-vjeçari

Interpol Tirana ka finalizuar një tjetër fazë të operacionit ndërkombëtar të koduar “The Wanted”, duke bërë të mundur ekstradimin nga Gjermania drejt Shqipërisë të një shtetasi të shpallur në kërkim ndërkombëtar. Bëhet fjalë për shtetasin E. L., 35 vjeç, i lindur në Tropojë, i cili dyshohet si pjesëtar i një grupi kriminal që operonte përmes mashtrimeve në Call Center. Sipas hetimeve, ky grup u ka shkaktuar qytetarëve një dëm ekonomik prej rreth 187 mijë eurosh. Ekstradimi u realizua falë bashkëpunimit të ngushtë mes specialistëve të Drejtorisë së Interpolit dhe homologëve të Interpol Wiesbaden, në vijim të operacionit “The Wanted”. Në korrik të vitit 2025, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar kishte caktuar ndaj 35-vjeçarit masën e sigurisë “Arrest në burg”, për...