Shkak parakalimi i gabuar, 32-vjeçari shqiptar vdes në Itali pas përplasjes me kamionin
Një aksident tragjik ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së hënës, në provincën e Bolonjës, ku ka humbur jetën 32-vjeçari shqiptar Leonard Fjora, banues në Marzabotto. Sipas policisë, Fjora po drejtonte një Volkswagen Lupo, kur parpitur hyri në korsinë e kundërt dhe u përplas me një kamion mbeturinash. Pas përplasjes së fortë, automjeti i 32-vjeçarit u përfshi nga flakët, ndërsa i riu nuk arriti që të dilte. Shoferi i kamionit pësoi lëndime të lehta dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Sipas hetimeve paraprake të karabinierëve të Casalecchio-s, aksidenti mund të ketë ndodhur për shkak të një parakalimi të rrezikshëm nga ana e Fjorës. Hetimet për aksidentin vijojnë.
Burimi:
javanews.al