Shitja e kokainës në Tiranë, zbardhen komunikimet e grupit dhe blerësve: M’ka qëllu e keqe, mos na fikso se kam rob në shpi
Pak ditë më parë Policia e Tiranës ka shkatërruar një grup kriminal që shpërndatë kokainë në kryeqytet, duke vënë në pranga 22 person, ndërsa janë shpallur në kërkim disa të tjerë. Gazetarja e Top Channel Anila Hoxha ka siguruar dosjen e këtij grupi, ku janë evidentuar disa episode të komunikimit të tyre me policë të infiltruar, të cilët janë paraqitur si klientë, duke zbërthyer këtë grup dhe mënyrën sesi bëhej shpërndarja e drogës në gjithë kryeqytetin. Një prej komunikime është ai mes të infiltruarit me emrin Hasan dhe Renaldo Dalipi, i arrestuar:• Hasan: Hajde këtej hajde?• Renaldo Dalipi: Si je me?• Hasan: Ku je mo ta dëgjoj zërin po nuk të shoh?• Renaldo Dalipi: O…• Hasan: Hë mor burr.• Renaldo Dalipi: Ku je ti?• Hasan: …• Renaldo Dalipi: …Ta çoj un• Hasan: Ça do m’çosh ti tashi e• Renaldo Dalipi: Kaloj un urën tashi o zemra. Hajt se flim prap. Komunikimi i dytë, blerja e simuluar: Engelbert Pjetri, i arrestuar, dhe...
Burimi:
javanews.al