Shitësi i kokainës humbi telefonin e punës, ‘bosi’ shqiptar i pret gishtat e këmbës

Shitësi i kokainës humbi telefonin e punës, ‘bosi’ shqiptar i pret gishtat e këmbës

Në Gjykatën e Qarkut të Këlnit po trajtohet një rast ndëshkimi sadist në botën e drogës. Mediat gjermane shkruajnë se, një shqiptar i preu gishtat e këmbës anëtarit të bandes që merrej me tregtinë e kokainës, pasi kishte humbur një telefon celular me të dhëna të ndjeshme të klientëve. Si ndëshkim, në një apartament në lagjen Kalk, atij i janë prerë dy gishtërinj të këmbës me një pincë. Për më shumë se një javë, personi është mbajtur peng dhe është torturuar. Këln: Banda e drogës nuk i besoi viktimës Shefi i bandës dyshohet se kishte blerë gjithsej rreth 200 kilogramë kokainë në disa raste, dhe bashkë me njerëzit e tij, e kishte ndarë drogën në apartamentin në Kalk për blerës të mundshëm. Viktima e kishte humbur telefonin, përmes...