Shiste kokainë në parkun e fëmijëve, arrestohet shqiptari në Itali
Karabinierët italiane të rajonit të Bastia Umbra (Umbria) arrestuan një 33-vjeçar shqiptar të kapur duke shitur kokainë në parkun publik të qytetit ku luajnë fëmijët. Tregtari, tashmë i njohur për forcat e rendit, u ndalua nga oficerët pasi u pa duke shitur një dozë droge një burri 47-vjeçar, para syve të shumë familjarëve me fëmijë. Një kontroll i mëvonshëm gjeti 16 doza kokaine me peshë afërsisht 10 gramë, si dhe 3,565 euro në para të gatshme, që besohet të jenë të ardhurat nga trafikimi i drogës. Blerësi, një burrë vendas 47-vjeçar, u raportua në Prefekturën e Perugias si përdorues droge. 33-vjeçari shqiptar u arrestua në flagrancë dhe u mbajt në qelitë e paraburgimit të Karabinierëve të Assisit. Gjykatësi i Gjykatës së Perugias, pasi e vlerësoi...
Burimi:
vizionplus.tv