Shiste kokainë në lokalin e tij, arrestohet 20-vjeçari në Dibër
Policia e Dibrës ka arrestuar në flagrancë një 20-vjeçar, banues në Bulqizë, me akuzën për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike. Gjatë kontrollit në lokalin e tij u sekuestruan doza kokainë gati për shitje dhe një shumë parash, të dyshuara si të përfituara nga aktiviteti i paligjshëm. Njoftimi i DVP Dibër Vijojnë goditjet e njëpasnjëshme ndaj rasteve të shitjes së lëndëve narkotike. Kapet në flagrancë dhe vihet në pranga një shtetas që shiste lëndë narkotike kokainë në ambientet e lokalit të tij. Sekuestrohen sasi të lëndës narkotike kokainë, të ndara në doza gati për shitje, si dhe një shumë parash. Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Bulqizë, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative për një shtetas që shiste...
Burimi:
javanews.al