Shiste kokainë në doza, pranga 36-vjeçarit në Durrës
Policia e Durrësit ka vënë në pranga një 36-vjeçar i cili shiste kokainë në doza të vogla. Pas disa javësh hetime, operacioni i koduar “Midnight” vuri në pranga shtetasin me iniciale E. K., 36 vjeç, banues në Durrës. Gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën atij, një sasi lënde të dyshuar narkotike Kokainë të ndarë në 60 doza, me qëllim shitjen. Nga hetimet dyshohet se ky shtetas shiste Kokainë në qytetin e bregdetar. Ndërkohë ka nisur procedimi penal për një tjetër 36-vjeçar, i cili u kap në flagrancë nga shërbimet e Policisë, me një sasi kokaine. Njoftimi i Policisë Durrës Vijojnë operacionet e njëpasnjëshme për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve. Finalizohet pas disa javësh hetime, operacioni i koduar “Midnight”. Shiste Kokainë...
Burimi:
javanews.al