Shiste kokainë në doza, arrestohet 36-vjeçari në Durrës
Policia ka arrestuar ditën e sotme një36-vjeçar në qytetin e Durrësit. Ai u arrestua nga forcat blu, pasi shiste doza me lëndë narkotike, kokainë në qytet. Gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën atij, një sasi lënde të dyshuar narkotike kokainë të ndarë në 60 doza, me qëllim shitjen. Policia po heton më shumë mbi rastin. Njoftimi i policisë: Specialistët për Hetimin e Narkotikëve të DVP Durrës, si rezultat i punës hetimore të kryer për disa javë, për goditjen e veprimtarisë kriminale të shitjes së lëndëve narkotike, organizuan dhe finalizuan në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, operacionin e koduar "Midnight". Gjatë operacionit u kap dhe arrestua në flagrancë shtetasi E. K., 36 vjeç, banues në Durrës. Gjatë kontrollit fizik, shërbimet e...
Burimi:
syri.net