Shiste kokainë dhe heroinë në Tiranë, policia zbardh detajet nga arrestimi i 37-vjeçarit
Policia e Tiranë ka finalizuar me sukses operacionin e koduar “Flash”, duke goditur një rast të shpërndarjes së lëndëve narkotike në kryeqytet. Si rezultat i veprimeve të shpejta dhe informacioneve të siguruara në rrugë operative, u bë e mundur kapja në flagrancë dhe arrestimi i shtetasit Spartak Alushi, 37 vjeç, banues në Tiranë. Gjatë kontrollit fizik, shërbimet e policisë i gjetën 37-vjeçarit sasi të lëndëve të dyshuara narkotike, kokainë dhe heroinë, të ndara në doza dhe gati për shitje. Operacioni u zhvillua nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në bashkëpunim me Forca e Posaçme “Shqiponja”, ndërsa arrestimi u krye në zonën e njohur si Rruga e Dibrës. Sipas hetimeve paraprake, i dyshuari siguronte lëndët narkotike dhe i shpërndante në doza të vogla, të cilat më...
Burimi:
syri.net