Shiste drogë në Dhërmi, arrestohet 22-vjeçari, çfarë i gjeti policia në automjet
Policia e Vlorës ka arrestuar një 22-vjeçar pasi u kap me drogë dhe armë në Dhërmi. Uniformat blu bëjnë me dije se i riu u ndalua teksa udhëtonte me automjetin e tij në fshatin Dhërmi. Sipas njoftimit zyrtar, gjatë kontrollit fizik ndaj shtetasit me iniciale J. K., u gjetën disa doza kokaine, të ndara dhe gati për shitje. Ndërkohë, gjatë kontrollit të automjetit, policia zbuloi edhe një pistoletë sportive me municionin përkatës, si dhe një silenciator. “Shërbimet e Policisë ndaluan në fshatin Dhërmi automjetin me drejtues shtetasin J. K. Gjatë kontrollit fizik, atij iu gjetën disa doza kokaine, ndërsa gjatë kontrollit në automjet u gjet një pistoletë sportive me municionin përkatës dhe me silenciator. Në përfundim të veprimeve procedurale, shtetasi J. K., 22 vjeç, banues...
Burimi:
javanews.al