Shiste drogë në biznesin e tij, pranga 38-vjeçarit në Klos

Shiste drogë në biznesin e tij, pranga 38-vjeçarit në Klos

Goditet një tjetër rast i shitjes së lëndëve narkotike, në doza. Specialistët për Hetimin e Narkotikëve të DVP Dibër, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Mat, në vijim të kontrolleve të njëpasnjëshme për goditjen e rasteve të shitjes së lëndëve narkotike, kanë evidentuar dhe goditur një tjetër rast të kësaj veprimtarie kriminale. Si rezultat, u vu në pranga shtetasi F.P., 38 vjeç, banues në fshatin Suç, Klos, i cili u kap në flagrancë me 19 copë doza kanabisi gati për shitje, në ambientet e punës së tij (bilardo). Lënda narkotike që posedonte ky shtetas dhe celulari i tij u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Dibrës, për veprime të mëtejshme.