Shisnin kokainë në qytetin e Durrësit, arrestohen dy shtetas

Shisnin kokainë në qytetin e Durrësit, arrestohen dy shtetas

Pas disa javësh hetimesh, përfundoi operacioni i koduar “Midnight” kundër veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve në Durrës. Gjatë operacionit u arrestua në flagrancë E. K., 36 vjeç, banues në Durrës, i kapur duke shitur kokainë të ndarë në 60 doza. Një tjetër shtetas, B. O., 36 vjeç, gjithashtu banues në Durrës, u kap me një sasi të ngjashme dhe do të procedohet penalisht për të njëjtën vepër. Gjatë kontrolleve u sekuestruan lënda narkotike, automjeti dhe celularët e të dyshuarve. Materialet procedurale janë referuar Prokurorisë së Durrësit për veprime të mëtejshme mbi veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Njoftimi i Policisë: Durrës/Vijojnë operacionet e njëpasnjëshme për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve. Finalizohet pas disa javësh hetime, operacioni i koduar “Midnight”.  Shiste...