Shisnin drogë/ Goditet grupi në Tiranë, dy të arrestuar

Shisnin drogë/ Goditet grupi në Tiranë, dy të arrestuar

Policia e Tiranës ka arrestuar në flagrancë dy persona, banues në Tiranë. Ata kishin përshtatur një ambient në banesën e tyre, në rrugën “Ali Demi”, për përgatitjen e tabletave të lëndës narkotike ekstazi (MDMA), me qëllim shitjen, kryesisht në lokalet e natës. Nga kontrolli i ushtruar në banesë, u sekuestruan 2200 tableta me lëndë të dyshuar narkotike ekstazi (MDMA), si dhe 2 aparate celularë, në cilësinë e provës materiale. Grupi hetimor po heton rolet e të arrestuarve me qëllim zbardhjen e veprimtarisë kriminale.