Shi dhe fluks automjetesh, trafik i rënduar në superstradën Milot-Lezhë

Shi dhe fluks automjetesh, trafik i rënduar në superstradën Milot-Lezhë

Superstrada Milot–Lezhë po përballet me fluks të lartë automjetesh në ditën e dytë të Vitit të Ri, duke shkaktuar trafik të rënduar. Më problematike paraqitet situata në degëzimin e Fushë-Milotit si edhe në hyrje të qytetit të Lezhës, ku qarkullimi i mjeteve është i ngadalësuar dhe në disa momente ka pasur ndalesa të gjata. Në rëndimin e trafikut ka ndikuar ndjeshëm edhe moti i paqëndrueshëm me reshje shiu, i cili ka përfshirë zonën e Lezhës gjatë gjithë ditës së sotme, duke vështirësuar kushtet e lëvizjes dhe duke rritur rrezikun për aksidente rrugore. Fluksi i automjeteve lidhet kryesisht me kthimin e qytetarëve pas festave të fundvitit, si dhe me lëvizjet drejt zonave malore dhe Malit të Zi. Për menaxhimin e situatës, Policia Rrugore ka shtuar praninë...