Shfrytëzimi seksual i të miturve online, policia apel prindërve: 475 raporte në muaj, tregoni kujdes ndaj fëmijëve

Shfrytëzimi seksual i të miturve online, policia apel prindërve: 475 raporte në muaj, tregoni kujdes ndaj fëmijëve

Në kuadër të Javës së Internetit të Sigurt dhe me rastin e ditës së fundit të kësaj jave ndërgjegjësuese, Policia e Shtetit, nëpërmjet Drejtorisë së Hetimit të Krimit Kibernetik, dëshiron të përcjellë një apel të rëndësishëm për të miturit, prindërit dhe kujdestarët. Nga të dhënat e përfituara nëpërmjet bashkëpunimit me NCMEC (National Center for Missing & Exploited Children – Qendra Kombëtare për Fëmijët e Zhdukur dhe të Shfrytëzuar), një organizatë amerikane që bashkëpunon me agjencitë ligjzbatuese në mbarë botën, për identifikimin dhe raportimin e materialeve me përmbajtje të shfrytëzimit seksual të të miturve në internet, rezulton një rritje shqetësuese e rasteve të raportuara. Gjatë vitit 2025, Policia e Shtetit ka marrë 5 707 raporte të referuara nga NCMEC, që përkthehet në një mesatare prej rreth...