Sherri mes dy turqve në Sauk, kush është i plagosuri me armë zjarri
Halil Uçari është i plagosuri me armë zjarri pasditen e kësaj të hëne në zonën e Saukut, në Tiranë. Ai u qëllua në shpatull gjatë një konflikti me një shtetas tjetër turk. Gjendja e tij shëndetësore paraqitet stabël, jashtë rrezikut për jetën. “Më datë 09.03.2026, rreth orës 19:25, është paraqitur për mjekim në spital shtetasi i huaj turk H. U, 39 vjeç, i cili dyshohet se është plagosur me armë zjarri në një lokal në Sauk. 39-vjeçari ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit si dhe sqarimin e plotë të rrethanave të rastit”, njofton policia. /vizionplus.tv
Burimi:
vizionplus.tv