Sherr për motive banale në një lokal në Korçë, dhunohet një person! Dyshohet se…

Sherr për motive banale në një lokal në Korçë, dhunohet një person! Dyshohet se…

Një sherr ka ndodhur mes disa personave në Korçë. Sipas informacioneve paraprake, mësohet se konflikti ka ndodhur në një lokal dhe dyshohet se njëri prej tyre është goditur.  Policia ka shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes ku ka bërë shoqërimin e personit që dyshohet se është dhunuar, i cili ka rezultuar në gjendje të dehur. Gjithashtu edhe pronari i lokalit është shoqëruar për t’u pyetur për ngjarjen.  Nga ana tjetër, policia po merr të gjitha kamerat e sigurisë për të identifikuar personat e tjerë të përfshirë në konflikt.  Dyshohet se konflikti ka ndodhur për motive banale dhe pritet të zbardhen detaje të tjera në vijim.